Gvardiol: Real Madridi është klubi më i madh në botë, do të doja të luaj atje

Qendërmbrojtësi i Leipzig dhe Kroacisë, Josko Gvardiol ka folur në lidhje me Real Madridin. Gvardiol është një nga sensacionet e momentit, pasi po shkëlqen këtë Botëror. Kroati mbrëmë tregoi një paraqitje fenomenale ndaj Belgjikës, transmeton lajmi.net. Duke parë formën e tij shumë ekipe po monitorojnë lojtarin. Së fundmi është vetë ai që ka folu në…

Sport

02/12/2022 18:27

Qendërmbrojtësi i Leipzig dhe Kroacisë, Josko Gvardiol ka folur në lidhje me Real Madridin.

Gvardiol është një nga sensacionet e momentit, pasi po shkëlqen këtë Botëror.

Kroati mbrëmë tregoi një paraqitje fenomenale ndaj Belgjikës, transmeton lajmi.net.

Duke parë formën e tij shumë ekipe po monitorojnë lojtarin.

Së fundmi është vetë ai që ka folu në lidhje me Real Madridin, duke e cilësuar si klubin më të madh në botë.

“Real Madridi është klubi më i madh në botë. Kush e di, ndoshta një ditë do të jem në gjendje të luaj atje. Do të doja”, ishin fjalët e tij.

“Modric nuk ka pse të më thotë asgjë, nuk është e nevojshme – e di se sa e veçantë është të jesh i lidhur me Real Madridin”, vazhdoi ai.

Gvardiol ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2027./Lajmi.net/