Guximtari, “fyt për fyt” me qentë endacak në mes të Prishtinës (Video)
Në lagjen Kalabria në Prishtinë apo siç njihet ndryshe “te banesat e arabëve”, një person ka hasur në një turmë të qenve, mirëpo, mënyra se si ai i largon, tregon për goxha guxim.
Lajme
Përmes kësaj video mund të shihni se ky person lufton me qentë endacakë të cilët në një moment gati sa nuk e mundin.
Por, fatmirësisht ai shpëton mjaftë mirë nga sulmi i tyre, ndoshta edhe nga guximi për të mos ikur.
Por imagjinoni po të ishte duke kaluar ndonjë fëmijë në atë pjesë e cila është mjaftë e populluar. (Zëri)