Guvernatori i Xhakartës akuzohet për blasfemi

Policia indoneziane ka akuzuar guvernatorin e Xhakartës, Basuki Tjaha Purnama, i cili dyshohet për blasfemi.

Bota

16/11/2016 09:06

I njohur si “Ahok”, ai është akuzuar për fyerjen e Kuranit, gjatë fushatës për zgjedhje të guvernatorit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Ky rast ka shkaktuar rritje tensioni në vend e kryesisht tek myslimanët.

Akuza ndaj tij do e sjellë atë në gjyq, e prokurorët kanë thënë se në rast se ai shpallet fajtor do të përballet me pesë vjet burg. /lajmi.net

Indonesian President Joko Widodo (L) listens to acting Jakarta Governor Basuki Tjahaja Purnama alias Ahok (R) at the presidential palace in Jakarta on October 22, 2014.