Guvernatori Mehmeti takon kontraktorin e USAID-it, flasin për mundësitë që i ofron arbitrazhi në zgjidhjen e kontesteve ligjore
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim një ekip të kontraktorëve të USAID-it, të udhëhequr nga Christopher Thompson përfaqësues i Checchi and Company Consulting.
Lajme
Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka njoftuar ekipin e kontraktorëve të USAID-it për zhvillimet në sistemin financiar në përgjithësi dhe atë bankar në veçanti, si dhe për sukseset dhe sfidat e këtij sektori.
Guvernatori Mehmeti ka falënderuar për ndihmën e vazhdueshme që USAID-i amerikan ka dhënë për BQK-në në shumë projekte të realizuara, të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e sistemit financiar.
Në këtë takim është diskutuar për mundësitë që i ofron arbitrazhi në zgjidhjen e kontesteve ligjore, të cilat do të ndihmonin në zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit financiar.
Nga ana tjetër, përfaqësues i Checchi and Company Consulting Thompson shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e realizuar me BQK-në dhe falënderoi Guvernatorin Mehmeti për angazhimin e tij të vazhdueshëm që ky bashkëpunim të rritet edhe më tutje. /Lajmi.net/