Guri i reagon Pecit: Sipas logjikës tënde i bie që s’je hajn vetëm ti por edhe familja jote, por jo s’mendoj ashtu
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deputetit Faton Peci, pas një sulmi që ky i fundit ia ka bërë Lumir Abdixhikut duke bërë një lidhje mes familjes dhe pasjes së edukatës. Guri ka thënë se nëse ndiqet kjo logjikë që Peci ka përdorur për ta mbrojtur Gërvallën, atëherë sipas Gurit, i bie që…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar ndaj deputetit Faton Peci, pas një sulmi që ky i fundit ia ka bërë Lumir Abdixhikut duke bërë një lidhje mes familjes dhe pasjes së edukatës.
Guri ka thënë se nëse ndiqet kjo logjikë që Peci ka përdorur për ta mbrojtur Gërvallën, atëherë sipas Gurit, i bie që “nuk është hajn vetëm Fatoni, po edhe familja e tij”.
Por deputeti i LDK-së ka thënë se kjo lidhje s’qëndron dhe se s’mendon që familja e Pecit janë hajna.
“Faton Peci po thotë që përgjegjëse për edukimin e një personi është familja, nëse i thua Donikës “e paedukatë” e ke fyer familjen e saj.Sipas kësaj logjike i bie që nuk është hajn vetëm Fatoni, po edhe familja e tij. Jo, Faton unë nuk mendoj që edhe familja jote janë hajna, ata sigurisht janë mundu me të rritë në mënyrën e duhur”, ka shkruar Guri.