Guri i LDK-së: Dy muaj para zgjedhjeve, motra e Salih Zybës u pranua në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë

Në vazhdën e punësimeve që po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje në institucionet publike të vendit, tanimë po raportohet edhe një në Ministri të Drejtësisë. Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri ka deklaruar se motra e deputetit të VV-së, Salih Zyba, Zanë Berisha është pranuar në konkursin e ministrisë. Në një video të…

Lajme

23/01/2025 11:32

Në vazhdën e punësimeve që po bëhen nga Lëvizja Vetëvendosje në institucionet publike të vendit, tanimë po raportohet edhe një në Ministri të Drejtësisë.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Paris Guri ka deklaruar se motra e deputetit të VV-së, Salih Zyba, Zanë Berisha është pranuar në konkursin e ministrisë.

Në një video të publikuar në Facebook, Guri deklaroi se në konkurs aplikuan 73 persona, transmeton lajmi.net.

“Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime.Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit”, deklaroi ai.

Duhet përkujtuar që përgjatë qeverisjes së Vetëvendosjes pati vazhdimisht raportime për punësime të motrave, kunatave, dajve, e miqve të shumtë.

Përpos që i punësuan, shumë prej familjarëve e miqve iu dhanë edhe grante nga 100 mijë euro.

Shumë prej këtyre punësimeve e granteve të dhëna tek familjarët anë bërë publike, anipse nga VV-ja tentojnë që ende t’i kundërshtojnë ato.

Postimi i plotë:

Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjeni se kush është pranuar.

Motra e Salih Zybes, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë.

Pikërisht dy muaj para zgjedhjeve kanë vendosur të rehatojnë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër.Me grante e me punësime.

Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit./Lajmi.net/