Gurdiola: Kjo skuadër është favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola ka dhënë mendimin e tij se kush mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në këtë sezon.

Sport

13/03/2019 14:54

Manchester City e eliminoi mbrëmë Schalken nga Liga e Kampionëve, për të kaluar kështu në çerekfinale.

Pep Guardiola ka thënë se ata janë ende fëmijë sa i përket përvojës së tyre në garën më të madhe për klube në Evropë, por që ka thënë se Juventus mund ta fitojë atë.

Trajneri spanjoll tha se ‘Zonja e Vjetër’ ka një lojtar të jashtëzakonshëm si Cristiano Ronaldo, që mbrëmë shënoi het-trik ndaj Atletico Madridit.

“Mendoj se Juventus është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Guardiola, përcjell lajmi.net nga Evening Standard.

“Ata kanë transferuar Cristiano Ronaldon, pasi ata e kanë qëllim primar ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

“Ai (Ronaldo) ka të gjithë presionin mbi supet e tij, ndërsa ai tregoi mbrëmë se është një lojtar i jashtëzakonshëm, pasi nuk është lehtë të shënosh një gol ndaj Atletico Madridit, por ai realizoi het-trik.”, ka shtuar më tej spanjolli. /Lajmi.net/