Gundogan, përforcimi i madh i Barcelonës

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan nuk do të transferohet në Bayern Munich. Andaj, ai është më afër kalimit te Barcelona.

Sport

02/06/2015 13:06

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan mund të jetë ylli i radhës që transferohet në Barcelonë.

Bayern Munich nuk është në gjendje të plotësojë kërkesën e tij për pagë prej 12 milionë eurosh në stinor.

Andaj, reprezentuesi gjerman tani për tani është më afër kalimit në Camp Nou, ka bërë të ditur e përditshmja gjermane “Bild”.

Gundogan ka konfirmuar se nuk do ta vazhdojë kontratën e tij me Dortmundin, ndërsa për të kaluar në Barcelonë ai duhet ta presë janarin e vitit 2016, kur gjigantit katalan do t’i skadojë dënimi i shqiptuar nga FIFA.