Gundogan në Man Utd
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan do të transferohet në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan ka arritur marrëveshje për transferim në Manchester United, gjatë afatit kalimtar të verës.
24-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me ekipin e menaxherit Louis van Gaal, ka bërë të ditur “Sky Sport News”. Gundogan për një kohë të gjatë ishte spekuluar me largim nga Dortmund.
Mirëpo, duket se ai përfundimisht do të shijojë elitën e futbollit anglez nga edicioni i ri.