Gundogan: Jam në bisedime me Barcelonën dhe Bayernin

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Ilkay Gundogan ka konfirmuar se do të largohet nga Signal Iduna Park, duke shtuar se ai është në bisedime me Barcelonën dhe Bayernin.

Sport

31/05/2015 12:22

Ilkay Gundogan ka thënë se ai është në bisedime me Barcelonën dhe skuadrën e Bayernit.

“Ne jemi në bisedime me Barçën e Bayernin, por ende asnjë vendim nuk është marrë”.

“Unë nuk mund të them më shumë për këtë gjë. Dortmundi është një skuadër e mirë teksa një trajner i shkëlqyer është duke ardhur”, përfundoi Gundogan.