Gucati – gjykatësit: Policia e EULEX-it nuk kishte pse të më arrestonte në atë formë, do isha dorëzuar

Ka filluar seanca e parë ndaj kreut të OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati në Hagë.

Lajme

01/10/2020 15:41

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, është paraqitur në seancën e parë ndaj tij në Gjykatën Speciale në Hagë, raporton lajmi.net.

Në momentin kur Gucati u pyet nga gjykatësi  Nicolas Guilloi e ka pyetur se a ka qenë i informuar rreth arrestimit të tij, ai ka thënë se nuk e ka ditur deri në momentin kur Policia e EULEX-it ka hyrë në objektin e OVL së UÇK-së.

Madje Gucati i tha gjykatësit se mënyra se si kjo polici ka hyrë në zyrat e organiztës ka qenë e panevojshme dhe se ai do të mund të ishte dorëzuar vetë.

“Nuk jam informuar deri kur më ka ardhur Policia e EULEX-it në zyrën time. Nuk kanë pasur të hyjnë nevojë të hynë në atë formë policia e EULEX-it në atë formë në zyrën e veteranëve të UÇ-së. Kam mundur të dorëzohem vetë. Diku pas një orë e gjysmë e kam informuar djalin tim se jam arrestuar”, iu përgjigj Gucati gjykatësit. /Lajmi.net/.