Guarin vazhdon me Interin

Interi e ka vazhduar kontratën me mesfushorin ofanziv Fredy Guarin deri në vitin 2017, duke e hequr dilemën rreth qëndrimit të tij në Giuseppe Meazza. Futbollisti kolumbian ishte pranë transferimit në Juventus gjatë janarit, por në fund dështoi gjithçka dhe shkëmbimi i tij me Mirko Vucinic nuk u realizua. “Jam mjaft i lumtur që e…

Sport

24/03/2014 18:10

Interi e ka vazhduar kontratën me mesfushorin ofanziv Fredy Guarin deri në vitin 2017, duke e hequr dilemën rreth qëndrimit të tij në Giuseppe Meazza.

Futbollisti kolumbian ishte pranë transferimit në Juventus gjatë janarit, por në fund dështoi gjithçka dhe shkëmbimi i tij me Mirko Vucinic nuk u realizua.

“Jam mjaft i lumtur që e realizova një tjetër ëndërr. E kam ndarë këtë kënaqësi me familjen, bashkëlojtarët dhe njerëzit e mi të afërt”, deklaroi Guarin për uebfaqen zyrtare të klubit.

“Kanë kaluar dy vjet që kur kam ardhur këtu dhe gjithmonë ka qenë një eksperiencë pozitive. Çdo ditë që ka kaluar, unë kam mësuar më shumë. Sot mund të them se për tre vjetët e ardhshëm do t’i përdori këto eksperienca dhe gjëra pozitive, duke e dhënë maksimumin”, vazhdoi ai.

“Është një moment i mirë për ta falënderuar presidentin, trajnerin, stafin, por edhe bashkëlojtarët e fansat, të cilët për mua janë aq të rëndësishëm”.

“Të shpresojmë që do të shënoj dhe ta festoj kontratën time të re, duke e ndihmuar klubin ta fitojë ndeshjen dhe ta festojmë këtë moment special”, përfundoi 25 vjeçari, i cili ka zhvilluar 29 ndeshje me Interin këtë sezon, duke realizuar tri gola dhe i ka dhuruar 12 asistime.