Guarin, plani B i Man Utd-it
Pas vështirësive për transferimin e yllit të Juventusit, Arturo Vidal, Manchester United ka gjetur një alternativë tjetër. Louis van Gaal është i interesuar për mesfushorin e Interit, Fredy Guarin.

Sport
Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e një mesfushori, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Por, vështirësitë për të arritur marrëveshje për blerjen e yllit të Juventusit, Arturo Vidal kanë detyruar gjigantin anglez që të gjejë një alternativë tjetër, ose shkurt një plan B.
Sipas tabloidit britanik “Mirror”, menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal kërkon mesfushorin e Interit, Fredy Guarin.
Reprezentuesi kolumbian spekulohet se do të largohet nga Giuseppe Meazza gjatë këtij afati kalimtar të verës dhe kushton shumë më lirë se Vidal, për të cilin drejtuesit e Juventusit kërkojnë rreth 50 milionë euro.
Sezoni i ri në Premierligë do të fillojë sot dhe Van Gaal është shprehur se skuadra e tij ende nuk është në nivelin më të lartë të kualitetit. Guarin mund të jetë përforcimi i radhës.