Guardiolën nuk e kënaq titulli
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se nuk brengoset se kur mund të fitojë titullin e kampionit në Bundesligë. Skuadra e tij ka krijuar 23 pikë në krye të tabelës dhe mund të shpallet kampion në fundjavën e ardhshme nëse mposht Mainzin dhe Borussia Dortmund e Schalke nuk shënojnë fitore. Por, Guardiola kërkon…

Sport
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka thënë se nuk brengoset se kur mund të fitojë titullin e kampionit në Bundesligë.
Skuadra e tij ka krijuar 23 pikë në krye të tabelës dhe mund të shpallet kampion në fundjavën e ardhshme nëse mposht Mainzin dhe Borussia Dortmund e Schalke nuk shënojnë fitore.
Por, Guardiola kërkon diqka tjetër. “Nuk është me rëndësi se kur do ta fitojmë titullin, është me rëndësi të mbajmë nivelin e lartë të paraqitjeve”, deklaroi Guardiola.
“Në pjesën e parë ishim me fat. Tani na nevojiten edhe një ose dy ndeshje për të mbrojtur titullin, por duhet të përqendrohemi gjithmonë dhe të ruajmë koncentrimin”.
Spanjolli nuk ishte i kënaqur nga paraqitja e Bayernit në fitoren 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit.
“Ne është dashur të luajmë më tepër në krah dhe jo aq shumë në qendër”, shtoi ai.