Guardiola zgjedh çerekfinalen që nuk duhet humbur këtë vit në L.K

Pep Guardiola pret që përballjet Manchester United – Barcelona, të jenë më interesantet në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Sport

16/03/2019 09:23

Shorti i hedhur të premten në Nyon të Zvicrës, ka vënë përballë dy skuadra me shumë traditë, Manchester Unitedin dhe Barcelonën.

“Ato janë dy ekipe të pabesueshme”, ka deklaruar fillimisht Guardiola, përcjell ‘lajmi.net’.

“Dy stadiume të mahnitshme, me lojtarë fantastikë në të dyja skuadrat. Do të jetë një përballje interesante. Liga e Kampionëve çdo vit sjellë përballje të këtij lloji, do të jenë dy duele interesante për t’u parë”.

Ndeshjet e para çerekfinale do të luhen më 9/10 prill dhe ato të kthimit më 16/17 prill./Lajmi.net/