Guardiola zbulon nëse Haaland do të luajë kundër Liverpoolit

Premier Liga i rikthehet sot aksionit, ku xhiron e 29 do ta hap super derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit. Kampioni anglez e pret Liverpoolin në ‘Etihad’. me fillim nga ora 13:30, transmeton lajmi.net. Para ndeshjes së rëndësishme po ka shqetësime në kampin e ‘Citizens’, pasi që thuhet se Erling Haaland mund të mos jetë…

Sport

01/04/2023 07:52

Premier Liga i rikthehet sot aksionit, ku xhiron e 29 do ta hap super derbi mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit.

Kampioni anglez e pret Liverpoolin në ‘Etihad’. me fillim nga ora 13:30, transmeton lajmi.net.

Para ndeshjes së rëndësishme po ka shqetësime në kampin e ‘Citizens’, pasi që thuhet se Erling Haaland mund të mos jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi në muskul.

Mungesat e Cityt do të jenë Benjamin Mendy dhe Phil Foden, ku ky i fundit iu desh t’i nënshtrohet një operimi për shkak të problemeve me apendiksin.

Guardiola në konferencën për media ka zbuluar nëse City pret që Haaland të jetë i gatshëm kundër Liverpoolit.

“Erling është duke u rikuperuar, do të shohim se si ndjehet ai në stërvitjen e fundit. Do ta shohim këtë pasdite. E shohim sot, në fund mjekët dhe lojtari do të vendosin se si ndjehet ai. Unë fola me të, ai është mirë. Mbetet të shihet. Jeta është rrezik në këtë fazë, ne duhet ta marrim atë”, tha Guardiola.

City përballet sot me Liverpoolin me fillim nga ora 13:30 në stadiumin ‘Etihad’./Lajmi.net/