Guardiola: United do ta parkojë autobusin prapë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, pret që Manchester Unitdi të mbrohet, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Allianz Arena. Kampioni anglez barazoi 1:1 me gjigantin bavarez në ndeshjen e parë në Old Trafford javën e kaluar, falë një strategjie defanzive të aplikuar nga…

Sport

08/04/2014 15:00

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, pret që Manchester Unitdi të mbrohet, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet të mërkurën mbrëma në Allianz Arena.

Kampioni anglez barazoi 1:1 me gjigantin bavarez në ndeshjen e parë në Old Trafford javën e kaluar, falë një strategjie defanzive të aplikuar nga menaxheri David Moyes.

Për këtë, ish trajneri i Barcelonës pret që klubi anglez të praktikojë lojë defanzive edhe në ndeshjen e kthimit.

“Mendoj se ata do të jenë mjaft thellë. Ata luajnë mjaft defanzivë dhe gjithmonë shikojnë të kundërsulmojnë. Kjo është një gjë që e bëjnë mirë, shumë mirë”, tha fillimisht trajneri spanjoll.

“Nuk është asnjëherë e lehtë të luash kundër ekipeve angleze. United është një klub i madh. Para ndeshjes së parë, çdokush po fliste për Bayernin, por tash njerëzit e dinë se Manchesteri mund të fitojë në Munich”, shtoi ai.

“Por, ne do të luajmë në shtëpi. Ky është një faktor i rëndësishëm. Nëse fitojmë, do të shkojmë përpara. Nëse jo, do të jemi jashtë. Loja do të vendoset nga detaje të vogla. Lojtarët tanë e dinë këtë. Lojtarët e mi e dinë forcën dhe dobësitë e kundërshtarit”, përfundoi Pep, i cili nuk po mendon për penallti, pasi synon të kryejë punë më herët.