Guardiola tregon të vërtetën në lidhje me Iniestan

"Nuk do t’i komentoj lajmet e rreme. Ai vetë vendos për të ardhmen dhe ka vendosur të shkojë në Kinë dhe të luajë atje dhe ta mbyllë atje", deklaroi Guardiola.

Sport

29/04/2018 12:04

Pep Guardiola thotë se Manchester City nuk ka tentuar për Andres Iniestan.

Ai deklaroi që katalunasi do të shkojë në Kinë dhe më pas do të kthehet te Barca, përcjellë “Lajmi.net”.

“Nuk do t’i komentoj lajmet e rreme. Ai vetë vendos për të ardhmen dhe ka vendosur të shkojë në Kinë dhe të luajë atje dhe ta mbyllë atje”, deklaroi Guardiola.

“Pas kësaj, ai do të kthehet në Barcelonë për gjeneratat tjera, për të na ndihmuar të jemi klubi që jemi”, shtoi ai. /Lajmi.net/