Guardiola tregon se kush është lojtari më efektiv tek Man City

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka treguar se cili është lojtari më efektiv në skuadrën e tij.

Sport

15/03/2019 19:36

Sipas spanjollit, është Bernardo Silva ai që është lojtari më efektiv këtë sezon, duke luajtur një rrol të jashtëzakonshëm.

Reprezentuesi portugez erdhi në shprehje pas lëndimit të Kevin de Bruyne, dhe bëri punën me përpikmëri, duke u kthyer tashmë në një pjesë kryesore të formacionit.

“Ne gjykojmë lojtarët nga ajo se çfarë ata japin në fushë dhe Silva ka qenë ndoshta lojtari më efektiv këtë sezon” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Unë kam thënë se ai është i mrekullueshëm dhe si ai është i pëlqyer për mënyrën se si sillet” ka thënë tutje Pep.

“Jam i kënaqur. Është një nder për ne, sepse do të thotë se ai dëshiron të qëndroj” ka thënë ndër të tjerash spanjolli.

Guardiola e kishte kërkuar transferimin e portugezit menjëherë pas paraqitjes së tij kundër Man City, sa ishte pjesë e Monacos. /Lajmi.net/