Guardiola tregon se çfarë i duhet Man Cityt që të konsiderohen si më të mirët

Skuadra e Manchester City, e udhëhequr nga Pep Guardiola, po konsiderohet si një prej skuadrave më të mira në futboll.

Sport

08/06/2019 12:44

Manchester City ka arritur që për herë të dytë radhazi ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë, duke shtuar edhe Kupën FA dhe Kupën e Ligës në sirtar për këtë edicion.

Gjithsesi, skuadra e Guardiolas u eliminua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, në përballje me Tottenham Hotspur, duke e pasur të pamundur që të grumbullojë të gjithë trofetë.

Është pikërisht ky dështim ai që nuk e lejon trajnerin Gaurdiola që skuadrën e tij ta konsiderojë si më të mirën e të gjitha kohërave.

“Njerëzit thonë se deri sa të fitojmë Ligën e Kampionëve, nuk mund të konsiderohemi më të mirët. Është në rregull. E pranojmë sfidën” ka thënë Pep për ‘City TV’, transmeton lajmi.net.

“Dhjetë vite më parë, askush nuk dot konsideronte se kjo skuadër do të fitonte Premierligën. Tani, njerëzit po flasin për Ligën e Kampionëve. Ky është hapi i parë, është mirë” ka thënë tutje spanjolli.

“Nëse ndodh sezonin tjetër, do të jetë sezoni tjetër. Me ose pa mua, me këtë grup apo ndonjë grup tjetër. Ndoshta një dit do të ndodh. Nëse nuk ndodh, jemi të pafat. Por, do të provojmë” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.

Është hera e dytë që Guardiola eliminohet në fazën e njëjtë në Ligën e Kampionëve, dhe në të dy rastet ishte penalizuar nga goli i pësuar si vendas. /Lajmi.net/