Guardiola: Transferimet e verës do të jenë problem për ne

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur lidhur me merkaton e verës.

Sport

22/02/2020 16:40

Pas dënimit të UEFA për Man City me dy vite mos paraqitje në garat evropiane, një krizë ka kapluar skuadrën.

Guardiola e di se ky dënim do të hap telashe të mëdha, dhe e di se merkatoja e verës do të jetë problematike, pasi pikërisht për Fair Play Financiar është pranuar dënimi.

“Nuk mendoj kështu. Nuk mendoj kështu, pasi sot është vështirë të ndërrosh lojtarët sepse ata janë të shtrenjtë dhe nuk është e lehtë” ka thënë Guardiola, i pyetur nëse merkatoja do të jetë e ngarkuar.

“E kuptoj edhe situatën e klubit dhe në situatën që jemi, duhet pritur. Ideja jonë është që të apelojmë vendimin. Tani, ne duhet të presim. Kështu që do të luajmë tre muajt e fundit, dhe kur sezoni të mbarojë, ne do të shohim cila është situata” ka shtuar Pep.

Menjëherë pasi është bërë i ditur dënimi i UEFA për Man City, shumë yje të kampionëve të Anglisë kanë përfunduar në radarët e skuadrave tjera të mëdha në futbollin evropian. /Lajmi.net/