Guardiola thotë se ka ndryshuar planet rreth pensionimit të hershëm
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka zbuluar se dëshiron të pensionohet kur të jetë në moshë më i vjetër.
Sport
Tekniku spanjoll që do mbush 50 vjeç këtë muaj, më herët ka thënë se dëshiron të bëjë 20 vite karrierë, por tani kjo ka ndryshuar, transmeton lajmi.net.
Guardiola tha se është duke menduar të pensionohet më i vjetër, por ende s’ka vendosur.
“Eksperienca të ndryshon, sidomos në mënyrën që e jeton këtë punë”.
“Më herët kam thënë se do pensionohesha së shpejti. Tani, mendoj të pensionohem më i vjetër. Pra, nuk e di”, tha ai.
Kujtojmë, se Guardiola së fundmi ka rinovuar me “Qytetarët” deri në verën e vitit 2023./Lajmi.net/