Guardiola tani ka shpresat te ky sulmues
Pep Guardiola e ka mbështetur Gabriel Jesusin që të ketë formë të shkëlqyeshme pasi Kun Aguero pësoi lëndim.
Sport
Sulmues argjentinas u largua në pjesën e dytë në fitoren 2-1 ndaj Chelseat.
City do ta vlerësojë dëmtimin, por Guardiola pranoi pas ndeshjes se “nuk duket mirë”, transmeton lajmi.net.
“Gabriel ka bërë një nga fillimet më të mira të këtij sezoni”, tha trajneri i Cityt.
“Nëse Sergio nuk mund të luajë në ndeshjet e ardhshme, ne do të shohim nesër dhe më vjen keq që nuk e di saktësisht se çfarë ai ka, Gabriel është opsioni ynë”.
“Sigurisht që Sterling mund të luajë në atë pozicion, por Gabriel do të luajë, me siguri”, përfundoi ai. /Lajmi.net/