Guardiola sikurse Mourinho: Unitedit po i mungon fati

Pep Guardiola beson se pozita e Manchester Unitedit në Premierligë nuk është reale me atë që po tregon ajo skuadër në fushë.

Sport

05/12/2016 18:14

Spanjolli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Celtic, është pyetur edhe për ecurinë e Unitedit këtë sezon, ku pas rezultateve jo të mira, kanë mbetur 13 larg skuadrës së parë të Premierligës, Chelsea.

Por, Guardiola deklaron se Manchester Unitedi e meriton të jetë në top katërshe, dhe ata në disa ndeshje të zhvilluara në ‘Old Trafford’, kanë qenë të pafat duke mos mundur të arrijnë fitoren.

“Mënyra se si kanë luajtur në ndeshjet e fundit, tregon se ata janë kandidatë për të qenë në katërshen e parë”, deklaroi Guardiola, përcjell lajmi.net.

Ai tutje thotë fjalët e Jose Mourinhos, duke pretenduar se Manchester Unitedit po i mungon fati.

“I kam parë disa ndeshje të tyre në Old Trafford, ku ata në mënyrë të qartë e meritonin fitoren, por ky është futbolli”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.