Guardiola serioz para ndeshjes me Rotherham: Do të luajmë si në finale

Pep Guardiola i ka paralajmëruar lojtarët e tij që të jenë shumë serioz në ndeshjen e FA Cup.

Sport

06/01/2019 12:00

Edhe pse konsiderohen favoritët absolut për këtë ndeshje, trajneri spanjoll kërkon që kjo lojë të luhet si një finale.

“Ne do të luajmë në FA Cup kudër Rotherham si në një finale. Kështu do të ndodh” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.

“Nëse ne fitojmë, ne shkojmë tutje. Nëse humbim, mbesim jashtë garës së dytë më të rëndësishme në futbollin anglez” ka thënë tutje ai.

Sot mund të jetë rasti tjetër edhe  për Arijanet Muriqin, i cili në ndeshjet  e Kupës ka qenë zgjedhja e parë.

Gjithashtu në formacionin e “Citizens” pritet të kthehet ylli i skuadrës, Kevin De Bruyne. /Lajmi.net/