Guardiola s’e feston ende titullin

Pep Guardiola refuzon ta festojë titullin e 23’të të Bundesligës, edhe pse Bayern Munichu është mjaft afër ta bëjë një gjë të tillë. Skuadra nga Allianz Arena do ta vizitojë Mainzin të shtunën, duke e ditur se fitorja, e përcjellë nga një dështim i mundëshsm nga Borussia Dortmund e Schalke, do të mjaftonte që gjiganti…

Sport

21/03/2014 21:30

Pep Guardiola refuzon ta festojë titullin e 23’të të Bundesligës, edhe pse Bayern Munichu është mjaft afër ta bëjë një gjë të tillë.

Skuadra nga Allianz Arena do ta vizitojë Mainzin të shtunën, duke e ditur se fitorja, e përcjellë nga një dështim i mundëshsm nga Borussia Dortmund e Schalke, do të mjaftonte që gjiganti bavarez ta fitojë titullin, tetë xhiro pa përfunduar sezoni.

Përkundër avantazhit prej 23 pikësh në krye të tabelës, Guardiola insiston se ende nuk është koha për të festuar.

“Prisni ta fitoj titullin në Bundesligë dhe më pas do t’ju them se çfarë ndjenje është ta fitoj atë”, ka thënë fillimisht trajneri spanjoll.

“Është e çuditshme ta kesh një avantazh aq të lartë në tabelë, nuk është normale. Por, ne i kemi fituar shumë ndeshje”, vazhdoi ai.

Sa i përket kundërshtarit, Mainz, ai thotë se ky ekip e ka humbur vetëm një nga 11 ndeshjet e fundit në Bundesligë, ndërsa e konsideroi si ekip ët fortë.

Ish trajneri i Barcelonës e shprehu gëzimin e tij për vazhdimin e kontratës nag ana e Arjen Robben, të cilin e vlerëson lartë si lojtar.