Guardiola rrugës për t’u bërë trajneri më i suksesshëm në histori të futbollit

22:44 | 22 Maj 2019

Pep Guardiola është në rrugë të mirë për të thyer të gjitha rekordet kategorinë e trajnerëve.

Trajneri spanjoll ka përmbyllur një tjetër vit të suksesshme me Manchester Cityn në Angli.

Manchester City i Guardiolas ka arritur të fitojë katër tituj këtë sezon në Angli, duke përfshirë Superkupën, FA Cup, Kupën e Ligës dhe Premierligën.

Me këtë sukses, Guardiola tani numëron 27 tituj të fituar në karrierën e tij.

Vetëm tre trajner gjatë historisë kanë fituar më shumë tituj se tekniku spanjoll.

Është Valeriy Lobanovsky me 29 tituj, Mircea Lucescu me 32 tituj dhe Alex Ferguson me 48.

Duke parë moshën e Guardiolas, i cili është vetëm 48 vjeçar, dhe sukseset në vitet e fundit, mund të besohet se ish trajneri i Barcelonës, do ta arrijë edhe Alex Fergusonin./Lajmi.net/