Guardiola: Robben i gatshëm, Ribery mungon

Trajneri i Bayern Munich, Pep Guardiola ka konfirmuar se Arjen Robben është i gatshëm për lojë. Por, anësori tjetër i skuadrës, Franck Ribery do të mungojë në takimin e nesërm kundër Manchester Cityt.

Sport

16/09/2014 19:40

Pep Guardiola ka konfirmuar se Robben është i gatshëm për lojë, ndërsa Ribery është i lënduar dhe nuk do të luajë nesër kundër Manchester Cityt.

“Ne jemi të lumtur që jemi në Ligën e Kampionëve. Nesër do të ndeshemi kundër një top, top skuadre”.

“Robben është këtu, mirëpo Ribery nuk është me neve. Ne duhet ta diktojmë lojën me top, ndërsa duhet të vrapojmë shumë kur nuk e kemi topin”, tha Pep Guardiola në konferencë për shtyp para ndeshjes me Manchester Cityn.

Bayerni do të kërkojë të marrë vetëm tre pikë në takimin e nesërm, i cili zhvillohet në Allianz Arena.