Guardiola: Ribery në dyshim ndaj Portos

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka vazhduar të jap lajme shokuese për skuadrën e tij, pasi ka konfirmuar se Franck Ribery është në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Portos.

Sport

19/04/2015 15:06

Guardiola ka thënë se Ribery është në dyshim për ndeshjen shumë të rëndësishme që Bayerni e zhvillon ndaj Portos në Allianz Arena.

“Schëeinsteiger mund të luaj. Ai është në formë të mirë tani”, tha Guardiola për faqen zyrtare të Bayernit.

“Për Riberyn duhet të presim dhe të shohim por mendoj se ai nuk do të luajë në këtë takim”, përfundoi Guardiola.