Guardiola për lënien në stol të Mahrez: E njoh atë, do të kthehet hap pas hapi

Riyad Mahrez nuk po gjen minutat e tij në fillimin e këtij sezoni me Manchester City. Një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar te ‘Citizens’, Mahrez po e sheh veten në stol shumë shpesh. Lidhur me këtë zgjedhje ka folur edhe Pep Guardiola, i cili ka thënë se Mahrez do të kthehet…

Sport

04/10/2022 16:41

Riyad Mahrez nuk po gjen minutat e tij në fillimin e këtij sezoni me Manchester City.

Një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar te ‘Citizens’, Mahrez po e sheh veten në stol shumë shpesh.

Lidhur me këtë zgjedhje ka folur edhe Pep Guardiola, i cili ka thënë se Mahrez do të kthehet në formacionin startues.

“Ai e di çfarë duhet të bëjë. Unë e njoh Riyad në mënyrë perfekte”, ka thënë Guardiola, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi nevojë që ai të kthehet në më të mirën e tij dhe që ai të jetë në më të mirën – personalisht, aftësi, kualitet, dashuri për lojën. Hap pas hapi, ai do të kthehet”, ka shtuar trajneri i City.

Riyad Mahrez ka qenë i preferuari i Pep Guardiola në momentet vendimtare të sezonit të kaluar. Mahrez ishte figura ku City mbështetej, anash De Bruyne. /Lajmi.net/