Guardiola paralajmëron ndryshime në verë

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar se gjatë verës mund të bëjë ndryshime në ekipin e tij. Trajneri spanjoll e gjeti kryesisht të gatshëm skuadrën kur arriti gjatë verës që shkoi, duke e trashëguar ekipin e Jupp Heynckesit, i cili kishte fituar gjithçka edicionin e shkuar. Por, kjo nuk nënkupton se edhe ish…

Sport

07/03/2014 16:30

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka paralajmëruar se gjatë verës mund të bëjë ndryshime në ekipin e tij.

Trajneri spanjoll e gjeti kryesisht të gatshëm skuadrën kur arriti gjatë verës që shkoi, duke e trashëguar ekipin e Jupp Heynckesit, i cili kishte fituar gjithçka edicionin e shkuar.

Por, kjo nuk nënkupton se edhe ish trajneri i ka idetë e njëjta me ish trajnerin gjerman, prandaj synon ta ndërtojë një ekip të cilin mendon se do të funksiononte më së miri, për sfidat që e presin.

“Baza e skuadrës do të mbetet kjo që është. Nevojiten vetëm pak lëvizje, për ta kompletuar skuadrën”, ka thënë ish futbollisti i njohur spanjoll në konferencë për shtyp.

Përpos transferimit të Robert Lewandowski e Sebastian Rode, të cilët do ta përforcojnë sulmin dhe mesfushën, Pep mund ta kërkojë një mbrojtës. Në listën e tij duket të jenë David Luiz i Chelseat dhe Martin Montoya i Barcellonës.