Guardiola numëron 500 pikë të fituara në Premier League – trajneri që kapi më së shpejti këtë shifër

Pep Guardiola ka prekur sonte shifrën e 500 pikëve në Premier League.

Sport

22/01/2022 22:26

Trajneri spanjoll po vazhdon të vendos ligjin në Angli, pasi e bëri këtë me sukses në Spanjë me Barcelonën dhe Gjermani me Bayern Munich.

Katalani ka drejtuar Manchester City drejt pikës së 500-të nën urdhrat e tij, sonte ndaj Southampton.

Për këtë rekord, Pep Guardiola pati nevojë për vetëm 213 ndeshje. 500 pikë për 213 ndeshje. Impresionuese.

Pep është trajneri që arriti këtë gjë më se shpejti, kurse Mourinho është i dyti me rekordin më të mirë, me 500 pikë në 231 ndeshje.

Jurgen Klopp e bëri për 236 ndeshje, Ferguson për 242 kurse Arsene Wenger për 249. Rafael Benitez pati nevojë për 267 ndeshje. /Lajmi.net/