Guardiola: NUK jam te City për të fituar Champions League
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur lidhur me trofeun e Champions League, për të cilin kritikohet tash e sa kohë. Guardiola ka thënë se nuk është në mesin e prioriteteve të tij ta fitojë atë trofe, pasi NUK është te City për CL. Megjithatë, trajneri ka bërë të ditur se skuadra do të…
Sport
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka folur lidhur me trofeun e Champions League, për të cilin kritikohet tash e sa kohë.
Guardiola ka thënë se nuk është në mesin e prioriteteve të tij ta fitojë atë trofe, pasi NUK është te City për CL.
Megjithatë, trajneri ka bërë të ditur se skuadra do të synojë të fitojë të gjithë titujt, por pa presion shtesë për asnjërin.
“Njerëzit mund të thonë se është arsyetim, por unë nuk jam këtu për të fituar Champions League. Krerët nuk ma kërkuan këtë. Sigurisht, ata e duan atë – dhe unë jam i pari që e dua. Por, ishte e njëjta me Bayern dhe me Barcelona, ku e fitova dy herë”, ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Çdo vit dua të fitoj katër titujt. Nëse jam trajner në 30 – 40 vite, unë do të dua ta fitoj Champions League secilin sezon. Por nuk ndihem dështak për dy vitet te Barca dhe tri vitet te Bayern ku nuk fituam”, shtoi ai.
Pep Guardiola me Man City nisin sot sezonin. Ndeshjen e parë e kanë kundër West Ham, në Premier League. /Lajmi.net/