Guardiola nuk i frikësohet Ronaldos

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola uron që ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo të jetë në gjendje të luajë në duelin e tyre të parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Sport

22/04/2014 17:28

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka deklaruar se shpreson se ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo do të jetë në gjendje të luajë në duelin e tyre të parë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Los Blancos presin kampionin në fuqi në Santiago Bernabeu të mërkurën mbrëma, ndërsa prezenca e Ronaldos si titullar është ende në dyshim për shkak të një lëndimi që e la jashtë fushës në javët e fundit.

Por, Guardiola shpreson që Ronaldo të luajë.

\”Uroj që Cristiano të luajë, gjithmonë duke e konsideruar si rivalin më të vështirë për ne. Uroj që ai të luajë sepse njerëzit duan të shohin më të mirët në fushë. Cristiano është më i rrezikshmi. Ai është golashënuesi më i spikatur. Gjërat ndryshojnë pak sa nëse luan dikush tjetër por përmbajtja mbetet e njëjtë”, deklaroi Guardiola në konferencë për shtyp.