Ylli i Manchester City, John Stones, tash e disa kohë po lidhet me një kalim të mundshëm tek Arsenal.
Një pyetje lidhur me këto zëra i është drejtuar edhe trajnerit Pep Guardiola, i cili nuk e ka pritur aspak mirë, duke dhënë përgjigje mjaft interesante.
“Unë nuk do të flas për thashethemet rreth lojtarëve tanë, ose lojtarëve të tjerë” ka thënë Guardiola, transmeton lajmi.net.
“Ne do të blejmë 500 milionë lojtarë? Nuk do të përgjigjem për këtë” ka shtuar Pep.
Vështirë se City do të heq dorë nga Stones, duke pasur parasysh edhe mungesën e Aymeric Laporte, i cili po vuan nga një dëmtim. /Lajmi.net/