Guardiola: Nuk është dashur që finalja River Plate – Boca Juniors të luhet në Bernabeu
CONMEBOL ka vendosur që ndeshjen e kthimit finale të Copa Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors ta zhvillojë në ‘Santiago Bernabeu’ më 9 dhjetor, dhe kundër këtij vendimi ka dalë trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sport
Finalja e Copa Libertadores e riorganizuar duhet të luhet vetëm në Amerikën e Jugut dhe jo në Spanjë, pavarësisht sulmit të autobusit të Boca Juniors nga tifozët e River Plate sipas Pep Guardiolas.
“Do të kisha preferuar Amerikën e Jugut”, u përgjigj Guardiola rreth vendimin që finalja mes River Plate dhe Boca Juniors të luhet në Spanjë, përcjell ‘lajmi.net’.
“Do të kisha preferuar të luaja në Buenos Aires, por ata e dinë më mirë se çfarë ka ndodhur atje”.
“Mbi të gjithë, mendoj se finalet duhen të luhen në vendin e tyre, në kontinentin e tyre. Shpresoj të jetë hera e fundit që ndodh kjo gjë”./Lajmi.net/