“Guardiola nuk e fiton Championsin, sepse nuk e ka Messin”

Ruud Gullit beson se di arsyet pse Pep Guardiola po dështon të fitojë Ligën e Kampionëve, që pas largimit nga Barcelona.

Sport

18/04/2019 09:39

Trajneri spanjoll e ka fituar dy herë këtë trofe, dhe të dy herët erdhën sa ishte trajner i Barcelonës (2009 dhe 2011).

Guardiola nuk ka arritur të fitojë këtë trofe që nga koha e largimit nga Barcelona, duke shkuar deri në gjysmëfinale me Bayern Munich, dhe deri në çerekfinale me Manchester Cityn.

“Është për shkakun se ai nuk e ka Messin”, është deklaruar Gullit për Bein SPORTS kur është pyetur për dështimet e vazhdueshme të Guardiolas në Ligën e Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kjo përbën një ndryshim të madh”.

“Ai u përpoq ta bënte atë me Bayern Munich. Ai ishte i afërt çdo herë, por nuk e arriti”.

“Fitimi i Bundesligës me Bayern nuk është më arritje, sepse ata e fitojnë atë pothuajse çdo vit”.

“Unë e di që Pep e dëshiron këtë. Ai dëshiron Ligën e Kampionëve, dhe më vjen keq për të”./Lajmi.net/