Guardiola: Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Cancelon

Njëri nga transferimet që nuk u prit të ndodh në merkaton e janarit ishte ai i Joao Cancelos. Cancelo u largua nga Manchester City dhe iu bashkua Bayern Munich në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net. Arsyeja e largimit nga City ishte se lojtari dëshironte të luante në çdo ndeshje të…

Sport

04/02/2023 12:10

Njëri nga transferimet që nuk u prit të ndodh në merkaton e janarit ishte ai i Joao Cancelos.

Cancelo u largua nga Manchester City dhe iu bashkua Bayern Munich në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e largimit nga City ishte se lojtari dëshironte të luante në çdo ndeshje të kampionit anglez, gjë të cilën e konfirmoi edhe trajneri Pep Guardiola.

“Cancelo dëshiron të luajë gjithmonë, ai duhet të luajë që të jetë i lumtur. Ai dëshiron që të luaj çdo ndeshje të mundshme dhe shpresoj që mund ta bëjë atë gjë te Bayerni”, tha Guardiola.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm me Cancelon. Nuk do ta them asnjë fjalë të keqe për punën e tij, pasionin dhe aftësitë”, shtoi më tej trajneri i Cityt.

Mbetet të shihet nëse portugezi do rikthehet në ‘Etihad’, apo do vazhdojë karrierën në ‘Allianz Arena’./Lajmi.net/