Guardiola: Ne shpenzojmë atëherë kur mundemi

Në konferencën për shtyp para sfidës së xhiros hapëse ndaj Tottenham, Pep Guardiola përveç të rejave rreth ekipit, ka folur edhe për transferimet që po i bën skuadra e tij.

Sport

15/08/2021 10:11

Spanjolli ka theksuar se ata kanë transferuar Grealish për 100 milionë funte, ngase kanë mundur ta bëjnë këtë, në të kundërtën nuk do ta transferonin.

“Ne shpenzojmë sepse mund ta bëjmë. Ne nuk shpenzojmë kur nuk mund ta bëjmë. Ne investojmë atë që mund të investojmë.

“Ne mund të shpenzojmë 100 milion për Jack Grealish sepse i kemi shitur lojtarët për 60 milion. Në fund kemi shpenzuar vetëm 40 milion për të. Ky është realiteti që klubi më tha.

Sipas spanjollit, klubi i tij qëndron në gjendje të mirë rreth respektimit të Fair-Playt Financiar, dhe se kush nuk pajtohet, mund t’i padisë ata.

“Ne kemi kufij për Fair Play Financiar. Nëse ata nuk janë dakord, ata mund të shkojnë në gjykatë, të bëjnë një deklaratë dhe ne do të mbrojmë veten pastaj”, ka përfunduar spanjolli.

Përpos Jack Grealish, raportohet se “Citizens” kanë të gatshme edhe 150 milionë euro të tjera për transferimin e sulmuesit të Spurs, Harry Kane, nëse klubi londinez vendos të shesë atë.

Deri më tani klubi londinez ka insistuar se anglezi nuk është për shitje, megjithatë 28-vjeçari dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, dhe e dëshiron lëvizje tek kampionët.

Në xhiron hapëse Man City do të luajë pikërisht me skuadrën e Sputs, dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me anglezin pasi ka shumë pak stërvitje të bëra me ekipin londinez./Lajmi.net