Guardiola: Në Ligën e Kampionëve jemi fëmijë

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka lëshuar një deklaratë befasuese para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve.

Sport

11/03/2019 20:50

Man City  të përballet me skuadrën e Schalke në kuadër të fazës së 1/16-ës së finales. Ata zotërojnë një epërsi 3:2 nga ndeshja e parë, por  Guardiola beson se asgjë nuk ka përfunduar.

“Jemi me fat që sot kemi epërsinë 3:2 sepse mund të ishte 3:1 apo 4:1 për kundërshtarët” ka thënë fillimisht Pep.

“Pas rezultateve të PSG dhe Real Madrid, sot po mendoj që ne kemi punë të vështirë për të bërë” ka thënë tutje ai.

“Ne jemi fëmijë në këtë kompeticion, kështu ndihem. Këto nuk janë arsyetime. Sigurisht se duam të fitojmë” ka thënë ndër të tjerash Guardiola.

Manchester City në ndeshjen e kthimit do të ketë edhe avantazhin e fushës, pasi luan para tifozëve të vet, në ‘Etihad’. /Lajmi.net/