Guardiola: Ndoshta bëra gabime ndaj Dortmundit

Pep Guardiola e ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Borussia Dortmundi në shtëpi të shtunën. Henrikh Mkhitaryan i kaloi në epërsi verdh e zinjtë në pjesën e parë, ndërsa Marco Reus e Jonas Hofmann e shtuan nga një gol në pjesën e dytë, në fitoren 3:0 në Allianz Arena. “Ia uroj fitoren Borussia Dortmundit, por…

Sport

13/04/2014 10:36

Pep Guardiola e ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga Borussia Dortmundi në shtëpi të shtunën.

Henrikh Mkhitaryan i kaloi në epërsi verdh e zinjtë në pjesën e parë, ndërsa Marco Reus e Jonas Hofmann e shtuan nga një gol në pjesën e dytë, në fitoren 3:0 në Allianz Arena.

“Ia uroj fitoren Borussia Dortmundit, por gjatë pjesës së parë ne nuk e gjetëm lojën tonë. Gjatë pjesës së dytë ne po ashtu humbëm diçka”, deklaroi fillimisht trajneri i Bayern Munichut.

“Ndoshta kam bërë gabime, ishte gabim të mos vazhdonim siç ishim më parë. Por, nuk do ta marr rotacionin e skuadrës si arsyetim”, vazhdoi 43 vjeçari.