Guardiola: Messi, ndalu pak

E përditshmja gjermane “Suddeutsche Zeitung” ka zbuluar se çfarë i tha trajneri i Bayern Munichut Pep Guardiola, sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi, në përfundim të pjesës së parë të takimit në Allianz Arena.

Sport

14/05/2015 11:01

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka përfunduar në qendër të kritikave pas diskutimit me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi, në përfundim të pjesës së parë të takimit në Allianz Arena.

Guardiola u ndal me argjentinasin dhe ia tha disa fjalë.

E sipas të përditshmes gjermane “Suddeutsche Zeitung”, ai i tha Messit “ndalu pak” pas avantazhit 2:1 të Barcelonës.

Fjalët e Guardiolës kanë zgjuar kritika ndaj tij.

YouTube player