Guardiola me skena të pakëndshme në DFB-Pokal

Bayern Munich është fitues i DFB-Pokal pasi e mundi Borussia Dortmundin në finale, 2:0. Por, futbollistët dhe trajneri Guardiola ishin protagonistë të natës, me skena mjaft komike.

Sport

18/05/2014 15:13

Pep Guardiola i ka pushtuar rrjetet sociale me disa fotografi të publikuara në orët e fundit.

Trajneri i Bayern Munichut shihet në disa skena komike dhe aspak të këndshme me mesfushorin francez, Franck Ribery dhe me mbrojtësin gjerman, Jerome Boateng, gjatë finales së DFB-Pokal, të cilën gjiganti bavarez e fitoi 2:0 ndaj Borussia Dortmundit.

Në foton e parë shihet trajneri spanjoll duke e motivuar dhe duke e ndihmuar të ngritet në këmbë përfaqësuesi francez, kurse në të dytën Ribery duke e ngritur lartë Guardiolën, nga gëzimi.

E në të tretën, futbollisti me prejardhje ganeze e çon pezull trajnerin, për ta festuar fitoren e Bayernit.