Guardiola me deklaratë shokuese: Nuk jam këtu për Champions

Pep Guardiola ka dhënë një deklaratë befasuese para ndeshjes kthyese me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/04/2019 14:55

Manchester City e ka humbur ndeshjen e parë 1 me 0 në Ligën e Kampionëve, gjersa sonte e pret në shtëpi Tottenhamin.

Pep Guardiola ka thënë se ai nuk ka shkurar te ‘Citizens’ për ta fituar Ligën e Kampionëve, deklaratë kjo që i befasoi edhe gazetarët e pranishmë në konferencë.

“Nuk erdha këtu për të fituar Champions. E them me ndershmëri. Jam këtu që skuadra të luajë, ashtu siç ka bërë në 20 muajt e fundit”, është shprehur spanjolli në prag të sfidës kundër Tottenham, transmeton lajmi.net.

Më pas, tekniku është munduar të zbusë deklaratën e tij, duke nënvizuar faktin se “Qytetarët” do të zbresin në fushë për të siguruar kualifikimin.

“E vetmja gjë që dua është të siguroj gjysmëfinalet. Këtë duan edhe lojtarët. Nuk e di se çfarë na duhet për ta arritur. Ndonjëherë fitohet me një goditje në portë, në raste të tjera nuk ia del edhe kur godet 33 herë”, është shprehur Guardiola, që për ndeshjen kundër Tottenham do të ketë shërbimet e Fernandinho të kthyer nga dëmtimi, ndërsa edhe Aguero është i gatshëm për të zbritur në fushë. /Lajmi.net/