Guardiola: Manchesteri mund të na mposht

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola thotë se ekipi i tij nuk duhet ta nënvlerësojë Manchester Unitedin, në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të martën mbrëma. Gjigantët evropianë do të përballen në Old Trafford në ndeshjen e parë, ndërsa United e zë pozitën e tetë në Premierligë, e Bayerni e fitoi titullin…

Sport

31/03/2014 22:06

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola thotë se ekipi i tij nuk duhet ta nënvlerësojë Manchester Unitedin, në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet të martën mbrëma.

Gjigantët evropianë do të përballen në Old Trafford në ndeshjen e parë, ndërsa United e zë pozitën e tetë në Premierligë, e Bayerni e fitoi titullin për një kohë rekorde në Bundesligë.

Por, kjo nuk nënkupton se trajneri spanjoll ndihet komod. Madje, ai insiston se ekipi i Moyesit është mjaft i vështirë për t’u mposhtur.

“Manchester United është njëri prej ekipeve më të mira në botë. Nuk ka rëndësi se në çfarë pozite gjendet për momentin”, deklaroi fillimisht ish trajneri i Barcelonës.

“Ata kanë lojtarë të mirë. Këto dy ndeshje mund të jenë performancat e tyra më të mira të sezonit. Ata mund të na mposhtin. Ata janë njëri prej klubeve më të rëndësishme në botë. Kanë lojtarë të mëdhenj, është nder të jemi këtu”, vazhdoi ai.

43 vjeçari thekson se ka simpati për Moyesin për presionin që ka pasi e mori Unitedin, në sezonin e tij të parë.

“Unë mund të jem në pozitën e tij një ditë. Futbolli është një biznes me lëvizje të shpejtë në këto ditë”, shtoi ai.

Guardiola vazhdon të mendojë se Bundesliga mbetet kompeticioni më i rëndësishëm për Bayernin, por e pranon se do të ndihej krenar nëse e mposht Unitedin, për ta vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së trofeut të Championsit.

“Liga e Kampionëve nuk është titulli më i rëndësishëm i sezonit. Titulli lokal është më i rëndësishmi. Championsi është më prestigjiozi. Do të mundohemi ta fitojmë, por e dimë se do të jetë e vështirë. Si trajner, është e rëndësishme të jemi të suksesshëm. Ne fituam sezonin e kaluar dhe do të mundohemi të përmirësohemi. Ta bëjmë këtë ndaj Unitedit, është një nder i veçantë”, përfundoi Guardiola.