Guardiola: Liverpooli rivali më i vështirë në 12-13 vitet e mia si trajner
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola tha se Liverpooli është rivali më i vështirë me të cilin është përballur ndonjëherë si trajner.

Sport
Ekipi i Guardiolës e dominoi derbin ndaj rivalit të qytetit Manchester United (4:1) dhe pas ndeshjes ai tha:
“Suksesi im më i madh si trajner është se ne vazhdojmë të veprojmë siç kemi vepruar, pasi kemi fituar tre Premier Liga në katër vitet e fundit”, ishin fjalët e Pep.
Trajneri spanjoll, gjithashtu shprehu se nëse këtë vit nuk do të arrijnë të fitojnë titullin, kjo do jetë për shkak të kundërshtarit të vështirë Liverpoolit.
“Nëse në fund nuk ia dalim dot, është për shkak se jemi përballë kundërshtarit më të vështirë që kam hasur në 12 apo 13 vitet e mia si trajner. Liverpooli vitet e fundit është i jashtëzakonshëm”, tha ai, përcjell lajmi.net.
Liverpooli është ndjekësi më i afërt në tabelë për Cityn, ‘Reds’ kanë 6 pikë më pak se City por kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Lajmi.net/