Guardiola: Ky yll i madh nuk do të transferohet në Bayern

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka insistuar se nuk është i interesuar për transferimin e yllit të Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Sport

02/07/2015 13:43

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka mohuar spekulimet rreth transferimit të yllit të Manchester Unitedit, Angel Di Maria.

Guardiola ka pranuar se admiron argjentinasin, por nuk do ta angazhojë në Allianz Arena.

“Nuk kam nevojë t’i shoh ndeshjet e Argjentinës, sepse e njoh stilin e tij të lojës”, u shpreh Guardiola.

“United nuk ka paguar aq shumë para për asgjë, ai është futbollist i mrekullueshëm”, shtoi ai. I pyetur nëse është i interesuar për transferimin e Di Marias, Guardiola u përgjigj: “Jo”.