Guardiola: Ky do të jetë ekipi im në sezonin e ri
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka insistuar se nuk planifikon të largohet nga posti i tanishëm, pas përfundimit të këtij sezoni.

Sport
Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka insistuar se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i tanishëm, pas përfundimit të këtij sezoni.
Përkundër spekulimeve rreth të ardhmes së tij, strategu i gjigantit bavarez ka theksuar se nuk planifikon të largohet nga Allianz Arena.
“Si do qoftë, sezonin e ardhshëm do të mbetem këtu”, deklaroi ai në konferencë për shtyp.
“Të mërkurën isha i hidhëruar por doktori nuk ka të bëjë asgjë, mes nesh nuk ka ndodhur asgjë. Humbja nga Porto ishte faj i imi”, u shpreh ai.