Guardiola: Këtë futbollist e dua në skuadër!

19:42 | 14 Shtator 2018

Ai i ka kërkuar kryesisë së klubit t’ia vazhdojë kontratën lojtarit.

Pep Guardiola ka vendosur për të ardhmen e Raheem Sterling.

Trajneri katalunas dëshiron ta mbajë në ekip anësorin, përcjellë “Lajmi.net”.

Guardiola është shprehur i kënaqur me Sterling, duke i kërkuar kryesisë së klubit t’ia vazhdojë kontratën.

Sterling është futur në 2 vitet e fundit të kontratës, andaj nëse rinovimi nuk vjen deri në verën e ardhshme, largimi i anglezit është shumë i mundshëm. /Lajmi.net/

Rezultate imazhesh për sterling