Guardiola kërkon talentin El Haddadi

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, është i interesuar për një prej futbollistëve më të mirë të rinj të Barcelonës, sulmuesin e talentuar Munir El Haddadi.

Sport

12/08/2014 21:47

Pep Guardiola mund të hidhërojë Barcelonën.

Trajneri i Bayern Munichut dëshiron të transferojë një talent të madh të gjigantit katalan, Munir El Haddadi.

Sipas portalit “Fichajes.net”, Guardiola ka identifikuar futbollistin e lindur në vitin 1995 si një talent të madh për të ardhmen dhe dëshiron ta sjellë në Allianz Arena.

El Haddadi është anëtar i skuadrës të rinjve të Barcelonës dhe së fundmi është kërkuar edhe nga Arsenali.